Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
24/05/2010
Konferenca e Turizmit në Forli

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në "Konferencën mbi Turizmin", e cila u zhvillua më 21 Maj në Forli të Italisë.
Konferenca u organizua nga Komuna Forli në bashkëpunim me Shoqatën e studendëve shqiptarë në Forli ‘Juvenilja".
E zhvilluar përkatësisht në datat 20, 21, 22 maj 2010, në kuadër të shumë aktiviteteve midis të cilave përmendim ekspozitën me sloganin "Shqipëria zbulohet - Imazhe të një historie akoma në zhvillim". E ftuar në këtë aktivitet ishte dhe Znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Shoqata "Juvenilja" ka organizuar shumë aktivitete me qëllim përkujtimin e festave më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar por njëkohësisht dhe ka zhvilluar projekte të ndryshme në fushën e turizmit.
Një nga këto projekte është dhe evidentimi i infrastrukturës, strukturave pritëse dhe vëndeve që mund të tërheqin vëmendjen e turistëve italianë në zonat e Shkodrës dhe Valbonës.
Agjencia Kombëtare e Turizmit në konferencë do të prezantojë potencialet dhe produktet turistike në Shqipëri, spotet e realizuara si dhe çfarë ofron Shqipëria për turistët italian në këtë sezon turistik.

BROSHURA E AKTIVITETIT NE FORLI NE DATAT 21-30 MAJ


Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al