Në datë 21 Maj , u zhvillua në sheshin "Nënë Tereza" ceremonia e hapjes së "Adriatic & Ionian Classic Rally" , e cila përkonte me ditën e hapjes së Sezonit Turistik Veror 2010.
Në orën 17.00 në shesh u parkuan 45 automjete historike të viteve 30, të cilat drejtoheshin nga pilotë të huaj ( kryesisht grekë ) por edhe vendas dhe nga Kosova.
Turi i këtyre automjeteve do vazhdojë deri në datë 24 maj duke përshkuar vende dhe objekte turistike të Shqipërisë si Durrësin ,Vlorën, Himarën dhe Sarandën.
Në celje të aktivitetit fjalën e mori zv.Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Nikolle Lesi , i cili përshëndeti aktivitetin në fjalë dhe shpalli zyrtarisht celjen e sezonit turistik veror.
Krahas tij fjalën e morën Presidenti i Shoqatës së Automobilave në Shqipëri , z. Kapedani dhe ai i Shoqatës së Automobilave të Greqisë.
Në orën 18.00 automjetet e rreshtuara filluan udhëtimin e tyre drejt qytetit të Durrësit, ku nën kujdesin e vecantë të kryeministrit të vendit u zhvillua dhe një koncert festiv në amfiteatrin e qytetit.