REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Agjencia Kombëtare e Turizmit
FTESA PËR NEGOCIATË
Drejtuar: Shoqërisë "Agia 2004 " sh.p.k
Shoqërisë "Promo" sh.p.k
Shoqërisë " Media 66" sh.p.k
1. Agjencia Kombëtare e Turizmit, mbështetur në VKM 1195 datë 05.08.2008 "Për blerjen, Zhvillimin prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për trasmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar dhe për kontratat kohë trasmetimi nga organet e administratës shtetërore", zhvillon procedurën e prokurimit me objekt transmetim te spotit "Albania, yours to discover"
2. Fondi limit i procedurës së prokurimit është me vlerën 7.000.000 (shtatë million) lekë (me TVSH).
3. Objekti
Trasmetimi do të realizohet në katër shtete Bosnje - Hercegovinë, Ceki, Serbi dhe Hungari Nova TV (Republika Çeke), ZRT M1 TV (Hungaria), RTS1 (Serbia) BHRT (Bosnje-Hercegovina)
ose në rrjete kombëtare kryesuese në nivelin e audiencës televizione kombëtare analoge.
Kushtet specifike të kërkuara janë si më poshtë:
Trasmetimi i spotit:
EMETIMI
Rrjeti: Nova TV (Republika Çeke) ZRT M1 TV (Hungaria) RTS1 (Serbia) BHRT (Bosnje-Hercegovina)
Ose rrjete kombëtare kryesuese në nivelin e audiencës.
Kohëzgjatja: 14 ditë të plota
Periudha e transmetimeve: 1 Qershor 2010 - 14 Qershor 2010
Kohëzgjatja e spotit: 30 sekonda
Numri i spoteve: 1 (një)
Koha e transmetimeve: Prime Time (19:00 deri në orën 23:00), në rrjetet e lartpërmendura
Numri i emetimeve: 1 (një) herë në ditë
Mesatarja e transmetimit: 1 (një) për secilin rrjet
Buxheti duhet të paraqitet në total:
Trasmetim i spotit
Buxheti duhet të përfshijë të gjitha detyrimet fiskale që rrjedhin nga ky shërbim.
TOTALI I ÇMIMIT: 7,000,000 (shtatë milionë) lekë (me TVSH).
4. Data përfundimtare e paraqitjes së ofertave është 24.05.2010, ora 14.00.
5. Ofertues apo përfaqësues të tyre janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.
Franka PALOKA
Drejtore e Përgjithshme