Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
30/01/2010
"Raport Vjetor 2009" i Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Për realizimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, janë përcaktuar një sërë objektivash dhe është ndërmarrë një kuadër aktivitetesh promocionale.



Këto objektiva kanë si qëllim shndërrimin e sektorit turistik në një sektor mjaft konkurrues dhe tërheqës në nivel Ballkani dhe Mesdheu. Sllogani promovues është "A New Mediterranean Love".
Lexuesit do të gjejnë informacion mbi tendencat e industrisë së turizmit në vendin tonë dhe në botë.
Në Raportin Vjetor 2009 bëhet e mundur njohja me statistikat e turistëve sipas shteteve dhe qëllimit të udhëtimit, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik për këtë vit.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka publikuar "Raporti Vjetor 2009", i cili mund të lexohet në këtë website. Në këtë Raport pasqyrohet puna e Agjencisë Kombëtare të Turizmit gjatë vitit 2009 për realizimin e promovimit të imazhit pozitiv të Shqipërisë. Lexuesit do të gjejnë një informacion mbi realizimin e setit të ri promocional, mënyrave të reja promovuese online, spoteve promocionale dhe prezantimit të Shqipërisë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare si: Panairin ITB-Berlin, WTM - Londër, RDA-Këln, Mynih, etj.


Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al