Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të memorandiumit të Mirëkuptimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Slloveni realizoi botimin e një artikulli mbi burimet turistike të Shqipërisë.
Artikulli, me karakter promocional në përputhje me standartet, kërkesat dhe tendencat e tregut turistik ndërkombëtar, u botua më Janar 2010, në median e shkruar sllovene "Le Monde Diplomatique v Slovenscini"
Kjo nisëm është konkretizim i bashkëpunimit midis Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Përfaqësive Dipomatike të Republikës së Shqipërisë.
Agjencia Kombëtare e Turizmit, nëpërmjet nismave të tilla promovuese ndikon në thithjen e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe promovimit të imazhit të Shqipërisë.
Ky bashkëpunim do të pasohet nga të tjera nisma promovuese të përbashkëta.