Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
05/01/2010
Fushata Promocionale



Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të promovimit të burimeve turistike në nivel kombëtar zhvilloi fushatën promocionale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Fushata Promocionale, pati një kohëzgjatje prej rreth 45 ditë dhe u shtri në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Pjesë e këtij projekti ishte vendosja e billbordeve me qëllimi promovimin e Shqipërisë turistike në Pikat e Kalimit Kufitar Muriqan, Kapshticë, Porti i Durrësit dhe Porti i Vlorës si dhe brenda qyteteve Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Kjo për arsye sepse janë pikat hyrëse më me fluks përsa i përket numrit të vizitorëve të huaj dhe emigrantëve që kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit.


Gjithashtu pjesë e kësaj fushate promocionale ishte vendosja e Citylighte, në pikat kryesore të Shqipërisë si: Rinas, Durrës, Vlorë dhe në rrugët kryesore të Tiranës,  veshja e taksive në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza"dhe autobusëve me pamje nga Shqipëria, fluturimi i një parashute me logon zyrtare të turizmit Shqipëtar "Albanian, A Neë Mediterranean Love" dhe hedhjen e fletushkave me pamje nga Shqipëria në 31 Dhjetor 2009,  mania card (kartolina me imazh të Shqipërisë turistike), dhe promovimi në median e shkruar nëpërmjet imazheve turistike të Shqipërisë si në: Revistën Monitor, Vip, Psikologji dhe në Gazetën Panorama dhe Shqip, ekspozita me foto turistike nga ajri në qëndër të Tiranës, pjesëmarrja në Panairin Klik Ekspo Klik dhe promovimin e Shqipërisë turistike me anë të Visual Bus.

Gjithashtu pjesë e promovimit ishin Kalendari 2010 dhe kartolinat për urimet e Festat të Fundvitit. Pjesë e këtij projekti ishte dhe pjesëmarrja si mbështetës në Sofrën Tiranse, e cila u zhvillua më datën 7 Dhjetor 2009.

 

 

 


Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al