Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
28/11/2009
Ekspozite me foto nga vende te turizmit shqiptar, ne Ambasaden Shqiptare ne Slloveni

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të memorandiumit të Mirëkuptimit me  Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Slloveni realizoi  ekspozitën me foto nga vendet turistike të Shqipërisë.



Ekspozita, me karakter promocional në përputhje me standartet, kërkesat dhe tendencat e tregut turistik ndërkombëtar, u zhvillua me rastin e 28 Nentorit, Festës Kombëtare të vendit tonë.

 Ky aktivitet është konkretizim i bashkëpunimit midis Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Përfaqësive Diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit, nëpërmjet nismave të tilla promovuese ndikon në thithjen e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe promovimit të imazhit të Shqipërisë. 

Ky bashkëpunim do të pasohet nga të tjera nisma promovuese të përbashkëta.

 

 

 


Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al