25 - 30 nëntor 2009
Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar të organizuar nga Klik Expo Klik në Pallatin e Kongreseve në datat 25 - 30 nëntor 2009.

Duke qenë një aktivitet i rëndësishëm përsa i përket sipërmarrjeve të huaja në Shqipëri dhe inkurajimin e tyre, Agjencia Kombëtare e Turizmit është pjesëmarrëse në cilësinë e sponsorit duke ekspozuar imazhe nga Shqipëria turistike.

Agjencia Kombëtare e Turizmit me anë të pjesmarrëjes në Panairin Ndërkombëtar të organizuar nga Klik Ekspo Klik, ka për qëllim promovimin e Shqipërisë turistike dhe rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat kulturore, sociale dhe ekonomike të turizmit.

Agjencia Kombëtare e Turizmit nëpërmjet kësaj nisme synon të zhvillojë një turizëm të qëndrueshëm në vend.
Gjatë zhvillimit të panairit, stenda jonë tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të shumtë, të cilët shfaqen interes të vecantë për objektet turistike të Shqipërisë të pasqyruara në materialet promocionale të ekspozuara nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.