Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, W.T.M. Londër, i cili u zhvillua nga 9 deri në 12 nëntor.
Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua me një stendë prej 120 m2, e pozicionuar pranë vendeve të rajonit si Kroacia, Bullgaria, Italia etj.

Agjencia Kombëtare e Turizmit në panair u përfaqësua së bashku me subjekte private dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Ndër to mund të përmendim: "Albania Explorer", "Europa Travel & Tours", "Albtours D", "Lab Travel", "Unioni i Operatorëve Turistik Shqiptarë", "Hotel Sheraton Tirana", "Kompania ajrore Belle Air", përfaqësues të Parkut Arkeologjik të Butrinit si dhe Bashkitë Tiranë dhe Durrës.
Gjatë ditëve të panairit u vu re një interesim mjaft i madh ndaj Shqipërisë si një destinacion, tashmë i njohur dhe mjaft i kërkuar për t'u përfshirë në axhendat promocionale të rrjeteve televizive, mediave, panaireve të tjera turistike, tureve dhe iniciativave të ndryshme prej operatorëve të huaj nga vende të ndryshme.

Takime të rëndësishme përmendim atë me përfaqësues të mediave turistike si dhe televizioneve të ndryshme, të gjitha këto të interesuara për promovimin e Shqipërisë në vendet e tyre. Vlen të theksojmë takimin me Znj Annabelle Canwell të kanalit televiziv "National Geographic Channel". Takimi me përfaqësues të "Lonely Planet", Z. Daniel Robinson, Z. Davis Simms, "World Travel Guide".
Z. Gawain Davies, zv/ president i grupit IMG për promovimin e aktiviteve sportive me interes turistik. Përfaqësuesin e rrjetit televiziv "Tours TV com", në Shën Peterburg, Z. Alexey Dneprovoy.
Z.Aaron Sleter, i cili kishte botuar artikullin për Shqipërinë (zonën e Thethit), në Revistën "KE Adventure Travel", ku Shqipëria përfshihej mes shumë destinacioneve të tjera malore të Europës dhe botës. Presidentin e "World Fedaration of Toursit Guide Associations" Z. Rosalind Newlands.
Takime patëm edhe me përfaqësuesit e stendës së Republikës së Kosovës, të cilët merrnin pjesë për herë të parë në këtë aktivitet ndërkombëtar për turizmin dhe me rëndësi politike për shtetin e ri të Kosovës.
Në datë 11 nëntor u zhvillua Konferenca për Shtyp me pjesemarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj. Nada Kallçiu, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe Z. Zef Mazi, Z. Zhulien Varfi Zv. Kryetar i Bashkis Durrës si dhe Z. Ylli Cerova, Drejtor i Parkut Arkeologjik të Butrinit.
Znj Nada Kallçiu paraqiti arritjet e turizmit shqiptar gjatë kësaj periudhe kohe, investimet e ndërmarra në fushën e turizmit dhe sidomos në infrastrukturën rrugore.
Aktivitete promocionale të turizmit shqiptar, si dhe mundësitë e shumta për realizimin e një biznesi të suksesshëm turistik me vendin tonë.
Konferenca u prit me interes nga ana e të ftuarve ku pati edhe një sërë pyetjesh të ndryshme.
Gjatë ditëve të panairit në stendën e Shqipërisë pati edhe performanca nga vallëtarë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore . Pjesëmarrja e vendit tonë në këtë aktivitet u pasqyrua në faqet e gazetës " Albanian Mail" , në Londër.