12 - 16 Nëntor 2009
Dje në Tiranë ngriti siparin Panairi i 12-të i Librit. Në fjalën e hapjes ishte e pranishme zv/ministre e MTKRS-së, Znj. Zana Turku e cila theksoi në fjalën e saj se "Libri vjen në 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Lasgush Poradeci. Ai mbetet tradita që ndihmon në vitalitetin e kulturës shqiptare, sidomos asaj të shkruar".

Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në këtë panair për prezantimin e kolanës së re promocionale. Kjo kolanë përbëhet nga broshura e "40 Haneve", kulinarisë, kulturës, aktiviteteve, broshura e itinerareve nëpër Shqipëri.

Panairi i librit do të jetë i hapur për lexuesin nga data 12-16 nëntor në Pallatin e Kongreseve, ku mendohet të ketë një prezencë të konsiderueshme të autorëve në stendat e ndryshme të shtëpive botuese. Panairi i 12-të i librit mendohet se sjell rreth 40-mijë tituj librash, prej të cilëve rreth 1200 botime të reja.