Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
06/10/2009
Aktivitet per Diten Boterore te Turizmit

Në kuadrin e Ditës Botërore të Turizmit, sot më dt 27 shtator 2009, Agjencia Kombëtare e Turizmit zhvilloi aktivitetin e saj, nën moton "Duke festuar Diversitetin".



Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit për vlerat kulturore, sociale dhe ekonomike të turizmit. 
Fjala e rastit u mbajt nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferri. 
Këtë ditë sheshi Skënderbe u përfshi në një atmosferë festive.



Çifte valltarësh të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve interpretuan valle të ndryshme nga treva të Shqipërisë. Ky aktivitet u shoqërua dhe me imazhe shumë të bukura me punime të fëmijëve nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, si dhe një ekspozitë me punime artizanale shqiptare.
Në krye të sheshit Skenderbe bie në sy Banera e madhe me logon e OBT-së e shoqëruar me slogane, çadra, postera me logon e turizmit shqiptar.


 
Në këtë veprimtari ishin të ftuar përfaqësues të institucioneve shtetërore, si dhe  përfaqësitë Diplomatike në Shqipëri, të cilët u pritën me një kokteil të përgatitur me gatime karakteristike të shoqëruara me pije tradicionale shqiptare.

 

Kërko për...
Shqipëria nënujore
Shqipëria në 360°
Lajme

Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al