Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të promovimit të resurseve turistike të vendit tonë ka organizuar një seri aktivitetesh turistike kulturore.
Në kuadër të kësaj nisme Agjencia Kombëtare e Turizmit më datë 10 Gusht organizoi një aktivitet në ambientet e Kompleksit turistik Tropikal në Durrës nën logon "Verë 2009 në brigjet e Adriatikut".

Ndërthurja e elementëve artistik, lojërat sportive buzë detit, animatorët të cilët organizuan lojëra sportive me turistët, karaoke, dj, kërcimet e bënë më atraktive këtë fundjavë për pushuesit e shumtë.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve turistike - kulturore të AKT-së për Sezonin Turistik Verë 2009, ky aktivitet do të shtrihet edhe më datë 16 Gusht 2009 e më pas do të vijojë dhe në qytete të tjera turistike të Shqipërisë.
