Shqiperia mori pjese ne Panairin Ndërkombëtar te Turizmit B.I.T. Milano i cili u zhvillua perkatesisht ne datat 16-19 shkurt 2012.
Panairi ndërkombetar i B.I.T. Milanos, u zhvillua për katër ditë nga data 16 deri 19 shkurt 2012 në qendrën e panaireve RHO Fiera te Milanos. Vendi ynë u përfaqësua me anë të një stende me një sipërfaqe prej 58.5 metra katrorë në forme gadishulli.
Stenda e Shqipërise kishte në kufi stendën e Bullgarise dhe Kazakistanit. Ajo ishte përballë stendës së Qipros dhe Greqise duke u pozicionuar në këtë mënyrë pranë vendeve të tilla të njohura për aktivitetin e tyre të lartë në fushën e turizmit.
Pjese e stendes Shqiptare, krahas Agjencisë Kombëtare te Turizmit ishin dhe subjektet private: Albtours D, Ventouris Ferries, Europa Travel & Tours, Sondor Travel, A.T.H.S, Adria Ferries, te cilat u perzgjodhen bazuar ne kontrollin e kritereve teknike.

Gjatë katër ditëve të zhvillimit të panairit, u vu re një interesim i madh i subjekteve kryesisht italiane, për të orfuar shërbime të specilalizuara për promovimin e vendit tonë si destinacion i perzgjedhur turistik. Pati shume takime me kompani marketingu, përfaqesues PR, media të ndryshme të shtypit apo elektronike, menaxherë faqesh interneti si dhe agjenci të cilat shprehën interes për produkte të veçanta turistike si turizmi i shëndetit, ai fetar, aktivitetet nënujore etj.
Nga ana e vizitoreve italianë individualë pati një interes të veçante për lehtesirat e kampingjeve në vendin tonë. Per tu permendur interesi i shfaqur i mediave për të organizuar një udhetim familiarizues i cili mendohet të organizohet gjatë periudhës prill - maj në vendin tonë.
BIT Milano eshte nje panair mjaft specifik dhe i orientuar qartë drejt Italisë (duke patur parasysh pjesemarrjen ne masen 99 për qind te kontakteve vetëm nga tregu vendas Italian), tregues ky qe e bën këtë panair, destinacion potencialisht mjaft te rëndesishëm për vendin tonë.