Agjencia Kombetare e Turizmin Ju fton te merrni pjese ne panairin e turizmit ITB Berlin i cili do te zhvillohet ne Messe Berlin ne datat 7 - 11 Mars 2012.
Ky panair do te jete i hapur per vizitoret e biznesit ne datat 7-11 Mars 2012, ndersa per publikun perkatesisht ne datat 10 - 11 Mars 2012.
ITB Berlin ofron nje platforme B2B për vizitorët e biznesit - një mundësi të shkëlqyer për te takuar partnere dhe për të bërë biznes. Për të gjithë vizitorët e tjerë ITB Berlin është një mundësi e mrekullueshme për të zbuluar botën brenda disa orëve.
Destinacionet, operatoret turistike, sistemet e rezervimit, transportuesit, hotelet, pra te gjitha llojet e turizmit do te jene te pranishme ne ITB Berlin 2012, ne vendin ku mund te mesosh per tendencat e reja, konceptet dhe mundesite e bashkepunimit.
Agjensia Kombëtare e Turizmit ka filluar me kohe përgatitjet per tu paraqitur sa me denjesisht ne kete eveniment te rendesishem dhe u bën ftesë te gjitha subjekteve të interesuara, të paraqesin kërkesat e tyre tek shoqatat ku ato bëjnë pjesë dhe më pas të kontaktojnë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit ne lidhje me çdo informacion rreth Panairit Nderkombetar ITB Berlin 2012.
Për informacione të mëtejshme jeni të lutur të na kontaktoni në adresën info@akt.gov.al.
Rr. Muhamet Gjollesha, ish shtëpia botuese 8 nëntori, Tiranë
Tel:0035542260224
www.akt.gov.al, www.albaniantourism.com