Panairi Ndërkombëtar i Turizmit IMTM do të zhvillohet në Tel Aviv, Israel perkatesisht ne datat 14-15 shkurt 2012.
Ky panair ne edicionin e tij te 18-te do te paraqese cdo aspekt te tregut israelit te turizmit, hyrjet, daljet, turizmin e brendshem si dhe nje numer te madh ekspozuesish nga pertej detit.
Ekoturizmi, turizmi kulturor, pushimet ne plazhe, paketat turistike apo udhetime te personalizuara...Te gjitha këto mundesi mund te diskutohen pergjate konferencave, eventeve dhe prezantimeve te cilat do te mbahen ne kete panair.
Turistet izraelite ne kerkim te destinacioneve te reja.
Ne kete panair mengjeset jane te rezervuara per profesionistet e sektorit, ndersa pasditet do te jene te mbushura me vizitore nga publiku te cilet do te jene ne kerkim te atraksioneve dhe destinacioneve te reja.
Shqiperia do te perfaqesohet me nje stende 42 m2 dhe me 7 desqe.
Agjensia Kombëtare e Turizmit ka filluar me kohe përgatitjet per tu paraqitur sa me denjesisht ne kete eveniment te rendesishem dhe u bën ftesë te gjitha subjekteve të interesuara, të paraqesin kërkesat e tyre tek shoqatat ku ato bëjnë pjesë dhe më pas të kontaktojnë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit ne lidhje me çdo informacion rreth panairit nderkombetar IMT Tel Aviv, Israel 2012.
Për informacione të mëtejshme jeni të lutur të na kontaktoni në adresën info@akt.gov.al.
Rr. Muhamet Gjollesha, ish shtëpia botuese 8 nëntori, Tiranë
Tel:0035542260224
www.akt.gov.al, www.albaniantourism.com
Projekti i stendes se Panairit Nderkombetar te Turizmit IMTM Tel Aviv, Israel 2012
