Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
14/03/2011
Shqipëria pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB-Berlin 2011

Nga data 9 - 13 Mars 2011, në Qendrën "Messe Dam" të Berlinit në Gjermani u zhvillua Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, I.T.B., me pjesëmarrjen e 182 vendeve të botës, ku mori pjesë dhe vendi ynë - Shqipëria, që u përfaqësua me një stendë prej 117 metrash katrore, duke krijuar tashmë profilin e vet në këtë event të rëndësishëm turistik.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Berlin 2011 (I.T.B), ku mori pjesë dhe Shqipëria, vlerësohet e konsiderohet si veprimtaria më e madhe dhe më e rëndësishme turistike e vitit për Europën dhe më gjërë. Në 26 pavionet e këtij eventi, që u organizua nga data 9 deri më datën 13 Mars 2011, morën pjesë 182 vendeve të botës, që shpalosën vlerat e tyre turistike, ku vendi ynë - Shqipëria, u përfaqësua me një imazh të ri dhe me një stendë në formë ishulli prej 117 metrash katrore, me kordinata Hall 3.2, stenda nr. 113. Pjesë e stendës në këtë panair, ishin dhe tour-operatorët, agjensitë e udhëtimit, kompanitë ajrore, njësitë akomoduese,  si dhe një pjesë e rrjetit të agjensive tona turistike si "Albtours D", "Albania Explorer", "Shkodra Travel" "Europa Travel & Tours", "Elite Travel" , "Albania Experience", "Albania Holidays", "Concord Travel", "Sondor Travel ", "A.T.H.S" , "Attractive Travel". "Happy Tours" , kompania e transportit detar "Adria Ferries", Bashkia e Tiranës, hotel "Sheraton Tirana & Towers", si dhe Parku Arkeologjik i Shkodrës.

Data 9 mars : Konferenca e shtypit , ora 10.00 - 12.00
Me rastin e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit ITB - Berlin 2011, grupi ynë përfaqësues organizoi një konferencë shtypi, të cilën e hapi ambasadori i vendit tonë në Republikën Federale Gjermane, zoti Valter Ibrahimi. Më pas, znj. Suzana Turku - zëvendësministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, mbajti fjalën e rastit.

Për më teper informacion kliko këtu

Kërko për...
Shqipëria nënujore
Shqipëria në 360°
Lajme

Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al