Agjencia Kombëtare e Turizmit promovon turizmin shqiptar me anë të pjesëmarrjes në panaire të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, me qëllim afrimin e sa më shumë investitorëve dhe turistëve të huaj drejt Shqipërisë.
AKT është fokusuar në panairet më të rëndësishëm që përfaqësojnë aktualisht tregjet më të mëdha europiane dhe i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me sektorin privat, gjithmonë e më shumë i pranishëm në këto prezantime.
Një nga këto aktivitete është dhe panairi World Travel Market, që do të zhvillohet përkatësisht në datat 08-11 nëntor 2010 në Londër. AKT ka filluar tashmë përgatitjet dhe ashtu si cdo vit edhe sivjet, në përbërje të grupit do të ketë përfaqësues të subjekteve private apo dhe të pushtetit lokal.
Përsa më sipër Agjencia Kombëtare e Turizmit fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë panair për profesionistët e industrisë së udhëtimit.
Për më tepër informacion klikoni këtu
Për një imazh më të detajuar të stendës Shqiptare klikoni këtu
Për një imazh më të detajuar të planit inxhinierik të stendës klikoni këtu
Rruga "Muhamet Gjollesha", ish shtëpia botuese "8 Nëntori", Tiranë,
tel, 00355 4 2260224, info@akt.gov.al,
www.akt.gov.al, www.albaniantourism.com