Agjencia Komëtare e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në mbështetje të nismës së Ambasadës Shqiptare në Tokio, ka bërë të mundur që vendin tonë ta vizitojnë gjatë datave 30 Maj - 1 Qershor një grup operatorësh turistikë japonezë.
Grupi i operatorëve turistikë do të kryejë një tour familjarizues në Shqipëri, Sërbi dhe Maqedoni me qëllim njohjen dhe promovimin e produkteve turistike, të cilat do të paraqiten në panairin e turizmit, i cili zhvillohet çdo vit në Tokyo në muajin shtator. Ky i fundit prezanton përpara shumë operatorëve dhe agjencive Japoneze dhe Aziatike destinacionet e reja turistike.
Të tre vëndet pritëse Shqipëria, Sërbia dhe Maqedonia kanë konfirmuar përmes Agjencive Kombëtare të Turizmit, pritjen dhe organizimin e këtij turi.
Krahas këtij udhëtimi operatorët japoneze do të zhvillojnë në datë 30 maj në ambientet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve një takim me specialistë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencisë Kombëtare të Turizmit si dhe me përfaqësues të shoqatave dhe subjekte private të biznesit turistik në Shqipëri.
Axhenda e takimit
Fjala e mirëseardhjes nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. F.Xhaferaj
Prezantim mbi potencialet dhe produktet turistike të Shqipërisë, z.S.Kongoli, Agjencia Kombëtare e Turizmit
Prezantim mbi dimensionet e turizmit shqiptar, z. Klodian Pajuni, Ministria e Turizmit, Kutures, Rinise e Sporteve
Prioritetet në kuadrin e turizmit rajonal, avantazh për tour operatorët japonezë, z.Sadik Malaj, Kryetar Unionit të Operatorëve Turistik Shqiptar.
Roli i ATA-s në zhvillimin e turizmit në vend", z. Kliton Gërxhani, Shoqata Shqiptare e Turizmit.
Diskutime