
Panairi i përvitshëm rajonal i Prishtinës këtë vit u zhvillua në datat 1-3 prill në ambjentet e Pallatin të Rinisë. Shqipëria u perfaqësua me nje stendë qëndrore me sipërfaqe prej 80 metra katrore. Krahas MTKRS dhe AKT pjesë e stendës ishin edhe pesë subjekte turistike.
Në këtë panair rajonal krahas Shqipërisë merrnin pjesë edhe Komuna e Ulqinit në malin e Zi, Maqedonia, Kosova ,Bullgaria etj .
Në datë 2 u zhvillua një konferencë shtypi me pjesëmarrjen e zv. Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z.NikollLë Lesi dhe të Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit znj. Franka Paloka
Krahas kontakteve të shumta të biznesit me subjektet kosovare gjatë ditëve të panairit pati performance me valltarë popullore si edhe shfaqje me pjesëmarrjen e Ansamblit Shtetëror të Këngeve dhe Valleve Popullore.
