Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
24/03/2010
Panair i MITT Moskës

U zhvillua në qendrën e Panaireve "Krasnya Presnia" të Moskës nga data 17 deri në 21 mars 2010. Tre ditët e para ishin të destinuara për takime të biznesit "B to B' dhe dita e fundit ishte e hapur për publikun. Me nje stendë në formë ishulli me një siperfaqe prej 42 metro katrore , Shqipëria në nivel institucional u rithye në këtë panair nga një mungesë që prej vitit 1999.
Krahas MTKRS dhe AKT pjesë e stendës ishin edhe pesë agjenci turistike shqiptare, të specializuara në mënyrë të vecantë për tregun e madh rus.
Pozicionimi i stendës ishte pranë vëndeve të rajonit tonë si Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë.
Gjatë ditëve të panairit u vu re një interes nga ana e subjekteve ruse turistike për të përfshirë në axhendat e tyre edhe vendin tonë. Kjo e fundit sidomos për ato agjenci të cilat punonin me Malin e zi.
Gjatë ditëve të panairit pati nje prezencë mjaft të kënaqshmne nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Moskë. Takime u zhvilluan edhe me Shoqatën e Miqësisë Rusi - Shqipëri.


Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al