Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
17/03/2010
Panairi Ndërkombëtar i I.T.B. Berlinit

 

U zhvillua nga data 10 deri në 14 Mars në Messe Berlin. Shqipëria u përfaqësua me nje stendë në formë ishulli prej 117 metra katror pozicionuar pranë vendeve si Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani, Turqia, Kosova, Bullgaria etj.
Pjesë e stendës së Shqipërisë krahas MTKRS-së dhe AKT-së, ishin edhe 10 subjete private turistike duke përfshirë këtu agjenci udhetimesh, hotele si dhe Parkun Arkeologjik të Butrintit.
Tre ditët e para të panairit ishin të destinuara për takime biznesi "B to B", ndërsa dy ditët e fundit ishin të hapura për publikun. Gjatë ditëve të zhvillimit të tij në stendën e Shqiperisë pati performance me valltarë popullorë.
Në datë 10 Mars, në ambjentet e stendes pati gjithashtu një pritje me koktej ku morën pjesë të ftuar të ndryshëm nga subjetet e industrisë të turizmit  një përfaqësi e stendes së Kosovës etj.

Gjatë ditëve të këtij panairi u vu re një interesim në rritje nga ana e subjekteve të turizmit si kompani të ndryshme marketingu dhe PR , të interesuara për të promovuar vendin tonë në tregjet e tyre nga organizatorë panairesh të tjera ndërkombetare, nga media të shkruara e televizive  individë etj.

 

 


Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al