NATYRA FEST,GRAMSH 25-26 MAJ 2019

“Natyra Fest” tashmë është kthyer në një festë tradicionale për qytetarët e Gramshit dhe për vizitorët e shumtë të tij. Kjo festë fillon në sheshin kryesor me anë të Festivalit Folklorik dhe vazhdon deri në orët e vona të natës në sheshin kryesor të qytetit me koncert me muzikë të lehtë. Më pas në këtë festë organizohet Panairi i Produkteve Vendase, në të cilën do të ekspozohen modelet më të spikatura të prodhimit vendas si bylmet, mjalt, gatime tradicionale, verë, raki, lëngje frutash, qëndistari, gdhendje në gur e në dru etj.

Shpërndaje në: