Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Natyra Pushim Aktiv
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit

ATRAKSIONET TURISTIKE

    

Shqipëria ndodhet në Gadishullin e Ballkanit në rajonin e Europës Jug Lindore. Kufirin tokësor ajo e ka me Malin e Zi dhe Kosovën, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujrat e deteve Adriatik dhe Jon. Kanali i Otrantos e ndan Shqiperine nga bregu italian.
Klima është mjaft e favorshme dhe e shëndetëshme, mesatarisht rreth 120 ditë në vit kanë temperatura më të larta se 20 gradë C e rreth 112- 120 dite me diell, duke zënë vëndin e dytë në Europë mbas Spanjës.
Republika e Shqipërisë së bashku me sipërfaqen e lagunave ka një gjatësi të konsiderushme të vijës bregdetare me gjatësi 450 km, e shtrirë kjo në dy dete: Adriatik dhe Jon. Bregdeti shqiptar shquhet për pasuri dhe potenciale të mëdha të turizmit balnear. Në brendësi ka një natyrë malore e të  thyer e cila dukshëm tërheq vëmendjen e gjithe  vizitorëve.
Natyra dhe ekologjia  shqiptare krijon mundësi për zhvillimin e turizmit bregdetar, atij malor (të gjelbër dhe të bardhë), turizmit aventuroz, etj.

                                                   Plazhet:



Plazhet më  të përshtatshme për pushimet e familjarëve janë ato të Adriatikut, Velipojës, Durrësit, Golemit, Divjakës, Plazhit të Ri në Vlorë etj.
Zona Joniane shquhet për plazhe intime dhe frekuentohet kryesisht nga të rinjtë. Këto plazhe ofrojnë mundësi për të apasionuarit e zhytjeve, shëtitje me skafe etj. Të tilla janë plazhet e Dhërmiut, Jalit, Himarës, Qeparoit, Borshit, Sarandës e Ksamilit.
Bregdeti Shqiptar, nëpërmjet lagunave të tij të mrekullueshme, krahas plazheve, ofron mundësi për të apasionuarit e natyrës, ekoturizmin dhe observimin e shpendëve detarë, veçanërisht në lagunën e Karavastasë, në sistemin lagunor të Kunë-Vainit në Lezhë etj.

                                                    Liqenet:




Shqipëria është e pasur gjithashtu me liqene të larmishëm, të mëdhenj dhe të vegjël. Më i famshmi për plazh dhe rekreacion është liqeni i Ohrit me një siperfaqe prej 362 km2 nga të cilat 1/3  i takon Shqipërisë. Ai eshte liqeni më i thellë në  gadishullin e Ballkanit, me afro 300 m. Ky liqen  për vlerat historike  dhe shumllojshmërin  e florës dhe faunës së tij të rallë është deklaruar nga UNESCO pasuri e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Specja më e vecante e këtij liqeni është korani një peshk  i shijshëm, i cili rrallë  gjendet në vend tjetër. Qyteti i Pogradecit, i ndërtuar në bregun jugperëndimor të tij, është i njohur si një qëndër klimaterike. Rreth brigjeve të liqenit janë disa qëndra turistike si Lini, Pojska, Pogradeci, Driloni dhe Tushemishti, ku krahas hoteleve ofrohen edhe shtëpi me qera për turistët.

Liqeni i Shkodrës ka një siperfaqe  prej 362 km2 nga e cila 149m2  i takon Shqipërisë. Qëndrat kryesore turistike janë Shiroka dhe Zogaj. Restorante të shumtë ofrojnë specialitete te peshkut te liqenit krap, shtojzë e ngjalë. Aktivitetet kryesore janë banjot e dielllit, peshkimi, noti, shëtitjet me vaporë të vegjël etj.

Liqeni i Prespës me një sipërfaqe prej 285 km2 nga të cilat 38.8 km2 i takojnë Shqipërisë shquhet për brigjet intime dhe për ishullin e vogël të Maligradit, ku ndodhet edhe një kishë eremite. Qendrat kryesore janë Liqenasi, Zaroshka (ku ndodhet plazhi kryesor) Gollomboci, Goricë e madhe dhe e Vogël etj.
                                                                                             

                                           Destinacionet malore:

Janë të përhapura gjërësisht në territorin e Shqipërisë. Ndër pikat më të përmendura janë mali i Dajtit pranë Tiranës, Llogaraja në rrethin e Vlorës, Dardha e Bozdoveci në rrethin e Korçës, Valbona në Tropojë, Thethi në Malësinë e Madhe etj. Këto ofrojnë mundësi të shumta natyrore për të praktikuar aktivitete të shumta si ski, alpinizëm, trekking, bicikleta malore etj.

Atraksionet historiko- kulturore:


Bukurive natyrorë të vëndit u shtohen edhe një sërë pikash të  trashëgimisë kulturore dhe historike, ndër të cilat për tu përmendur janë objektet arkeologjike të Butrintit (nën mbrojtjen e UNESCO-s), Apollonia, Durrësi i lashtë, Bylis, kalaja e Rozafës në Shkodër,  Krujës, Durrësit, Petrelës, Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës, Lëkursit, Porto Palermos etj. Me interes janë edhe një kompleks objektesh të periudhës bizantine, si kishat e Beratit, Voskopojës, Manastiri i Ardenicës, muzeume të ndryshme etj.

.


Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al