Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
Shoqata Shqiptare e Turizmit
Qyteti: Tiranë
Adresa: Rr. Komuna Parisit, P.1/3, Shk.1, Apt.5, Tirane
Tel: 00355 4 2400433 / 00355 (0) 693662080
Fax: 00355 4 2400433
Përshkrimi

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA - Albanian Tourism Association) është krijuar më datë 29 Prill 2008 si shoqatë e bizneseve turistike dhe bazohet në konceptin e sektorëve "shtylla". Sektorët përbërës të ATA-s janë sektori i akomodimit, sektori i restoranteve dhe sektori i organizuesve të udhëtimeve (turoperatorëve, agjencive të udhëtimit dhe agjencive të transportit). Shoqata Shqiptare e Turizmit është krijuar sipas ligjit mbi organizatat jo-fitimprurëse dhe e regjistruar si person juridik me Vendim  Nr. 2269 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vizioni

ATA është një shoqatë e fuqishme, e cila:

- bashkon zërat e bizneseve privatë të të gjithë sektorëve të turizmit,

- vepron si përfaqësim kompetent i sektorit, si në nivel politik ashtu dhe në opinionin publik,

- ofron shërbime efektive për anëtarët e vet

 Misioni

ATA bashkon burimet financiare dhe njerëzore - përvojën, njohuritë dhe krijueshmërinë - e bizneseve anëtare, me qëllim që të jetë një partner i fuqishëm dhe kompetent i qeverisjes qëndrore, asaj rajonale dhe lokale.

ATA monitoron zhvillimet në Shqipëri, mban lidhje të ngushta me anëtarët e vet dhe ka shkëmbime periodike me institucionet ndërkombëtare të turizmit. Kjo e ndihmon ATA-n të japë kontribute të vlefshme dhe zgjidhje të përshtatshme për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së turizmit shqiptar, si dhe për ofrimin e shërbimeve efektive për anëtarët e vet.  

ATA është e angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së industrisë turistike për ekonominë shqiptare, si dhe rreth kërkesave të industrisë së turizmit ndaj administratës dhe opinionit publik në Shqipëri.

Unioni i Operatorëve Turistik Shqiptar
Qyteti: Tiranë
Adresa: Blv.Dëshmorët e Kombit, ngjitur Veve Center
Tel: 00355 4 2 225 063 / 69 23 94 929
Fax: 00355 4 2 225 063
Përshkrimi

Unioni i Operatorëve Turistikë Shqiptarë është një organizatë jo qeveritare e jo fitimprurëse, që përmbledh  sot mbi 80 agjenci turistike të liçensuara nga Ministria e  Turizmit dhe transportues turistikë të çertifikuar nga Ministria e Transporteve. Ajo është njohur nga Gjykata e rrethit Tiranë  me vendimin e saj,  Nr. 1280, datë 23.02.2005.

Qëllimi dhe objektivat e veprimtarisë së kësaj organizate, janë që të mbrojë interesat e operatorëve turistikë shqiptarë konform rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar, të koordinojë  veprimtaritë promocionale, të bashkërendojë inisiativa të menaxhimit turistik, të krijojë lidhje e partneritete me partnerë ndërkombëtarë, të hartojë e zbatojë projekte të zhvillimit turistik, të luftojë piraterinë turistike, të prezantojë jashtë vendit imazhin e bukur të vendit tonë.

Unioni i Operatorëve Turistikë  është  një strukturë aktive dhe e organizuar me të gjitha hallkat  e saj drejtuese në të gjithë Shqipërinë, është një organizatë në nivelin e Dhomës së Turizmit Shqiptar, si dhe është dhe do të jetë një partner korrekt dhe serioz  me  të gjithë institucionet shtetërore  dhe organizatat partnere e donatore, në zbatimin dhe implementimin e projekteve të ndryshme për zhvillimin e turizmit shqiptar. 

  • Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së shoqatës:

1. Të mbrojë interesat e operatorëve turistikë shqiptarë (agjencitë turistike të udhëtimeve, të liçensuara nga MKRS e Turizmit), konform rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar në fushën e turizmit.

2. Të luftojë kontrabandën turistike që ushtrohet nga agjenci të paliçensuara dhe "sekserë udhëtimesh", duke koordinuar më mirë veprimtaritë e saj me MKRS e Turizmit, Drejtorinë e Policisë, Drejtorinë e Tatimeve e struktura të tjera shtetërore.

3. Të ndërtojë sistemin e informacionit të ndërsjellë mes anëtarëve të unionit dhe të raportohet rregullisht në instancat përkatëse shtetërore për lëvizjet turistike brenda dhe jashtë shtetit.

4. Të koordinojë e ndihmojë veprimtaritë promocionale të operatorëve turistikë të përfshirë në këtë union.

5. Të sugjerojë e të ndikojë në ruajtjen e politikave të çmimeve dhe të ofertave turistike në tregun turistik për operimet brenda dhe jashtë shtetit.

6. Ti paraprijë zhvillimit turistik shqiptar me studime, përgjithësime, konferenca, trajnime, duke krijuar edhe institucionet e saj për të realizuar këto qëllime. Qendra për studimin dhe zhvillimin turistik shqiptar do të jetë institucion i këtij Unioni.

7. Të bashkërendojë inisiativa të menaxhimit turistik në rang grupimesh brenda unionit, në shkallë unioni apo më gjerë, duke ndërmarrë nisma në funksion të zhvillimit turistik edhe me institucione shtetërore, shoqata ambjentaliste, artistike, kulturore, organe vendore,  etj.

8. Të hartojë projekte në fushën e zhvillimit turistik shqiptar, duke bashkërenduar e kooperuar me organizata të tjera shqiptare apo të huaja, për të tërhequr donacione nga donatorë të huaj apo edhe nga ata shqiptarë.

9. Të krijojë lidhje, partneritete e bashkëpunime me operatorë të tjerë  turistikë të rajonit të Ballkanit, të Evropës apo të Botës, për të marrë e dhënë eksperiencë të ndërsjelltë.

10. Të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare të operatorëve turistikë të rajonit të Ballkanit, të Evropës dhe të Botës dhe të reklamojë e ekspozojë arritjet e turizmit shqiptar, në veçanti atë të Unionit Turistik Shqiptar.

11. Të marrë pjesë rregullisht në Panairet Ndërkombëtare të Turizmit, duke marrë stenda të përbashkëta të ekspozimit dhe të hapë çdo vit Panairin Shqiptar të Zhvillimit të Turizmit.

12. Të ngrejë e të zhvillojë mjetet e promocionit dhe të propagandës së shkruar, si; buletinë, gazeta, revista të Turizmit Shqiptar dhe ti botojë rregullisht ato. Gazeta dhe Revista "Turizmi Shqiptar", do të jenë organe të përditshme dhe periodike të Unionit  Turistik Shqiptar.

13. Të ndërmarrë e iniciojë nisma ligjore për organet vendimmarrëse shtetërore për të disiplinuar e rregulluar me akte ligjore e nënligjore hyrjet e daljet e turistëve në Shqipëri, në funksion të ndërtimit të rregullave të ndershme të lojës së ekonomisë së tregut  në fushën e turizmit.

14. Të insistojë pranë ambasadave të akredituara në vendin tonë për liberalizimin e dhënies së vizave për grupet turistike të organizuara nga agjensitë turistike të liçensuara nga MTKRS.

  • Organet drejtuese të UOTSH:

1. Kryesia e UOTSH e përbërë nga 7 drejtues, Kryetari i UOTSH, Sekretari i Përgjithshëm (të cilët dalin nga Konferenca e Përgjithshme e Anëtarëve), Kryetari Këshillit Drejtues, Nënkryetari Këshillit Drejtues, Nënkryetari Shoqatës për Turizmin, Nënkryetari Shoqatës për Transportet Turistike (dalin nga Mbledhja e Këshillit Drejtues), Kryetari i Auditimit të Shoqatës (del nga Mbledhja e Komisionit të Auditimit).

2. Këshilli Drejtues i përbërë nga 17 anëtarë të UOTSH, zgjidhet nga Konferenca e Përgjithshme e Anëtarëve njëherë në tre vjet.

3. Komisioni i Auditimit të Shoqatës prej 5 vetash, zgjidhet nga Konferenca e Përgjithshme e Anëtarëve njëherë në tre vjet.

 

   1   
Kërko për...
Shqipëria nënujore
Shqipëria në 360°
Lajme

Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al