
Gjuha shqipe është një gjuhë indoevropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indoevropiane.
Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë të erës sonë.
Emri "Shqipëri" zëvendësoi emrin e vjetër "Arbëri" (ose Arbani), në fund të shekullit XVII, për shkak të kushteve të reja historike të krijuara në këtë periudhë. Ky emër kishte për qëllim ti jepte rëndësi lidhjes ndërmjet emrit të vendit dhe gjuhës, e cila në atë kohë quhej "Shqip".
Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462. Vepra e parë letrare "Meshari" (Gjon Buzuku), u botua më 1555 dhe që nga ajo kohë gjuha shqipe është zhvilluar në dy dialekte kryesore, veçanërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare: "Gegërisht", gjuha e folur në Veri të Shqipërisë dhe "Toskërisht", gjuha e folur në Jug të Shqipërisë. Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit më 1908.
Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar), përdoret gjithashtu dhe në disa pjesë të populluara nga shqiptarë, si; Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.