Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Qendër Informacioni
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
Ftesë për pjesëmarrje në panairin World Travel Market ExCel Londër që do të zhvillohet në datat 08-11 nëntor 2010
08/11/2010

Agjencia Kombëtare e Turizmit fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesëmarrës në këtë panair për profesionistët e industrisë së udhëtimit.

Seminar i JICA mbi promovimin e Turizmit Shqiptar në tregun Japonez
06/09/2010

Qëllimi i Seminarit ishte  përshkrimi i karakteristikave të Turistëve Japonezë, imazhin që kanë Japonezët për Ballkanin dhe industrinë e udhëtimit dhe turizmit Japonez.

Shqipëria bëhet anëtare e Akademisë Euro Mesdhetare të Turizmit (EMAT)
27/08/2010
Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Panairin RDA Coach Tourism - Keln
30/07/2010

Panairi i RDA Coach Tourism - Keln u zhvillua me datat 27-29 Korrik 2010. Në këtë panair Shqipëria u përfaqësua në një stendë të përbashkët me dy vende të tjera të Ballkanit, Malin e Zi dhe Serbinë nën logon e përbashkët Thesaret e Ballkanit.
Ky panair është i llojit Bussines & Bussines dhe ka në fokus të tij tregun turistik të autobusave, sektor i cili vitet e fundit, ka njohur zhvillim të madh në vendin tonë. Shqipëria përfaqësohet në këtë panair që në vitin 2007.

Vizita e tour operatorëve japonez
30/05/2010


Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në mbështetje të nismës së Ambasadës Shqiptare në Tokio, ka bërë të mundur që vendin tonë ta vizitojnë gjatë datave 30 Maj - 1 Qershor një grup operatorësh turistikë japonezë.

 

 

Aktiviteti i Ditës së Turizmit për celjen e Sezonit Veror
24/05/2010

Në datë 21 Maj , u zhvillua në sheshin "Nënë Tereza" ceremonia e hapjes së "Adriatic & Ionian Classic Rally" , e cila përkonte me ditën e hapjes së Sezonit Turistik Veror 2010.

Konferenca e Turizmit në Forli
24/05/2010

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në "Konferencën mbi Turizmin", e cila u zhvillua më 21 Maj në Forli të Italisë.

Panairi i Prishtinës
05/04/2010

Panairi i përvitshëm rajonal i Prishtinës këtë vit u zhvillua në datat 1-3 prill në ambjentet e Pallatit të Rinisë. Shqipëria u përfaqësua me një stendë qëndrore me sipërfaqe prej 80 metra katrore. Krahas MTKRS dhe AKT pjesë e stendës ishin edhe pesë subjekte turistike.

Panair i MITT Moskës
24/03/2010

U zhvillua në qendrën e Panaireve "Krasnya Presnia" të Moskës nga data 17 deri në 21 mars 2010. Tre ditët e para ishin të destinuara për takime të biznesit "B to B' dhe dita e fundit ishte e hapur për publikun.  Me një stendë në formë ishulli me një sipërfaqe prej 42 metro katrore , Shqipëria në nivel institucional u rithye në këtë panair nga një mungesë që prej vitit 1999.

Panairi Ndërkombëtar i I.T.B. Berlinit
17/03/2010

U zhvillua nga data 10 deri në 14 Mars ne1% Messe Berlin. Shqipëria u përfaqësua me nje stendë në formë ishulli prej 117 metra katror pozicionuar pranë vendeve si Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani, Turqia, Kosova, Bullgaria etj.

Ftesë për Negocim
09/03/2010

Agjencia Kombëtare e Turizmit shpall Ftesë për Negocim për trasmetimin e spotit televiziv "Albania, yours to discover"

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit BIT - Milano 18 - 21 Shkurt 2010
22/02/2010

Në kuadër të zhvillimit të panaireve vjetore të planifikuara për vitin 2010 Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit BIT - Milano 2010, i cili u zhvillua në datat 18 - 21 Shkurt 2010

"Raport Vjetor 2009" i Agjencisë Kombëtare të Turizmit
30/01/2010


Për realizimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, janë përcaktuar një sërë objektivash dhe është ndërmarrë një kuadër aktivitetesh promocionale.
Këto objektiva kanë si qëllim shndërrimin e sektorit turistik në një sektor mjaft konkurrues dhe tërheqës në nivel Ballkani dhe Mesdheu. Sllogani promovues është "A New Mediterranean Love".

 

Statistikat Janar - Dhjetor 2009
25/01/2010

Numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për periudhën janar-dhjetor 2009 është rreth 3050828 persona. Këtu përfshihen: 

-Vizitorë të huaj janë 1786045 nga të cilët 118199 janë vizitorë ditorë (eskursionistë) ndërsa 1667846 janë vizitorë me netëqëndrime(turistë)
-Vizitorë me nënshtetësi shqiptare të cilët janë rezidentë në vende të ndryshme janë rreth 1264783 persona

Botohet artikulli mbi burimet turistike shqiptare ne gazeten sllovene
15/01/2010

Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të memorandiumit të Mirëkuptimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Slloveni realizoi botimin e një artikulli mbi burimet turistike të Shqipërisë.

Fushata Promocionale
05/01/2010

Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të promovimit të burimeve turistike në nivel kombëtar zhvilloi fushatën promocionale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Panairi i Klik Ekspo Klik
02/12/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit  mori pjesë në edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar të organizuar nga Klik Expo Klik në Pallatin e Kongreseve në datat 25 - 30 nëntor 2009

Ekspozite me foto nga vende te turizmit shqiptar, ne Ambasaden Shqiptare ne Slloveni
28/11/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të memorandiumit të Mirëkuptimit me  Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Slloveni realizoi  ekspozitën me foto nga vendet turistike të Shqipërisë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, W.T.M. Londër
16/11/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, W.T.M. Londër, i cili u zhvillua nga 9 deri në 12 nëntor. 
Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua me një stendë prej 120 m2, e pozicionuar pranë vendeve të rajonit si Kroacia, Bullgaria, Italia etj. 

Konferenca për shtyp në Panairin e Londrës
15/11/2009

Në datë 11 nëntor u zhvillua Konferenca për Shtyp, në ambjentet e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit W. T. M, Room 5, Level 2.

Hapet Panairi i 12-të i Librit "Tirana 2009"
13/11/2009

Dje në Tiranë ngriti siparin Panairi i 12-të i Librit. Në fjalën e hapjes ishte e pranishme zv/ministre e MTKRS-së, Znj. Zana Turku e cila theksoi në fjalën e saj se "Libri vjen në 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Lasgush Poradeci

Hapet Zyra e Shërbimit Turistik në Pogradec – 23 Tetor 2009
26/10/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të promovimit të vlerave dhe të potencialeve turistike të Shqipërisë, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, Kompaninë Celësi dhe USAID përuroi Zyrën e parë të Shërbimit Turistik, në qytetin e Pogradecit, më datë 23 Tetor 2009. 

U nënshkrua Memorandumi midis Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Jashtme
12/10/2009

Sot, më dt 12.10.2009 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, si shprehje e vullnetit për promovimin e një prej prioriteteve më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, siç është Turizmi

Infoturi në Hungari 20 – 23 Shtator 2009
10/10/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në këtë Infotour në bashkëpunim me Unionin e Operatorëve Turistik Shqiptar dhe pati si qëllim promovimin e Shqipërisë dhe nxitjen e sensibilizimin e shkëmbimeve të ndërsjellta turistike mes tregut shqiptar dhe atij hungarez

Pjesëmarrje në Panairin e Investitorëve të Huaj në Shqipëri FIAA
09/10/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit, nga dt 7-9  Tetor 2009 mori pjesë me një stendë 120 m2, në Konferencën Ndërkombëtare "Turizmi një prioritet i rëndësishëm për investimet në SHQIPERI".

Aktivitet per Diten Boterore te Turizmit
06/10/2009

Në kuadrin e Ditës Botërore të Turizmit, sot më dt 27 shtator 2009, Agjencia Kombëtare e Turizmit zhvilloi aktivitetin e saj, nën moton "Duke festuar Diversitetin".
Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit për vlerat kulturore, sociale dhe ekonomike të turizmit. 

Agjencia Kombetare e Turizmit organizon
24/09/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit nën kujdesin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Ferdinand Xhaferri organizon Ditën Botërore të Turizmit, e cila zhvillohet me datë 27 Shtator 2009 me moton e përcaktuar nga Organizata Botërore e Turizmit "Duke festuar Diversitetin".

Agjencia Kombëtare e Turizmit organizon
07/09/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit organizon "Dita e Velës" në Shark Beach - Golem
Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të promovimit të vlerave dhe të potencialeve turistike të Shqipërisë, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe Federatën Kombëtare të Velave, organizoi më datë 5 Shtator 2009, "Dita e Velës" në Shark Beach - Golem.

“Verë 2009 në brigjet e Adriatikut” Durrës
11/08/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të promovimit të resurseve turistike të vendit tonë ka organizuar një seri aktivitetesh turistike kulturore. Në kuadër të kësaj nisme Agjencia Kombëtare e Turizmit më datë 10 Gusht organizoi një aktivitet në ambientet e Kompleksit turistik Tropikal në

Agjencia Kombetare e Turizmit merr pjesë ne panairin RDA -Këln
10/08/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantoi turizmin shqiptar edhe këtë vit në panairin e RDA, i cili u zhvillua nga data 4 - 6 gusht në ambientet e Messe Këln, në Republikën Federale Gjermane.

Botohet Seti i ri Promocional
07/08/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka punuar intensivisht në këtë 6-mujor të 2009, për realizimin dhe botimin e setit të ri promocional. Ky set pasqyron Shqipërinë turistike dhe vlerat e saj, si dhe është përgatitur dhe botuar harta turistike dhe itinerari turistik për Shqipërinë.

 

“Festa e Turizmit 2009” Vlore - Orikum
04/08/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të promovimit të vlerave dhe të potencialeve turistike të Shqipërisë, organizoi më datë 1 Gusht 2009, "Festa e Turizmit 2009" në Orikum të Vlorës. Ky organizim përveç prezantimit të Shqipërisë si destinacion dhe vlerave turistike tek turistët vendas dhe ata të huaj pati si qëllim për të qenë sa më pranë pushuesve me aktivitete të ndryshme

Informacion statistikor mbi numrin e vizitorëve nëShqipëri pë periudhën janar-qershor 2009
15/07/2009

Numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2009 është rreth 951495 persona. Këtu përfshihen:
-Vizitorë të huaj janë 522197, nga të cilët 13384 janë vizitorë ditorë
(ekskursionistë), ndërsa 508813 janë vizitorë me netëqëndrime (turistë)

Zhvillohet për herë të parë Panairi i Turizmit në Durrës 19-21 Maj
22/05/2009

Në kuadër të hapjes së Sezonit Turistik Veror 2009, Bashkia Durrës zhvilloi për herë të parë Panairin e Turizmit në Shqipëri. Ky aktivitet pati si qëllim prezantimin e burimeve natyrore dhe kulturore të qytetit bregdetar të Durrësit si dhe hapat e marra nga Bashkia për mundësimin e  aktiviteteve të ndryshme kulturore për pushuesit.

 

Konferenca për shtyp në Panairin e Prishtinës
11/05/2009

Në datë 7 Maj nga ana jonë u dha një konferencë shtypi me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zotit Ardian Turku, i cili mbajti raportin përkatës.

Panairi i turizmit, Prishtinë 6-8 maj 2009
10/05/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në Panairin e Turizmit të Prishtinës, i cili u  zhvillua nga data 6-8 Maj në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Stenda e Shqipërisë zinte vendin kryesor me një sipërfaqe prej 120 metër katrorë.

Raport mbi zhvillimin e ITB Berlin
30/03/2009

Agjencia Kombëtare e Turizmit me sloganin e saj "Albania A New Mediterranean Love" tashmë jo pak të njohur dhe në Botë, përfaqëson Shqipërine në një ndër Panairet Ndërkombëtar më të rëndësishëm të Turizmit ITB Messe Berlin në datat 11 - 15 Mars 2009. Prezantimi dhe promovimi i turizmit shqiptarë në tregjet turistike ndërkombëtare është një ndër stategjitë e marketingut, që ka ndikuar vitet e fundit në rritjen e vizitorëve dhe investitorëve të huaj në vëndin tonë

Shqipëria pjesë e Panairit I.T.B Berlin.
17/03/2009

Zhvillohet  Panari I.T.B Berlin në datat 11-15 Mars 2009. Edhe kësaj here, Shqipëria radhitet pranë bukurive turistike botërore, duke prezantuar  resurset e saj turistike.

Konferencë për shtyp datë 13.03.2009
13/03/2009

Zhvillohet Konferenca për shtyp ditën e premte, datë 13.03.2009, në Panairin e Berlinit. Kjo konferencë u çel me një prezantim të shkurtër nga ambasadori shqiptar në Gjermani, Z.Gazmend Barbullushi dhe vijoi me fjalimin e mbajtur nga Znj.Nada Kallçiu, Drejtore e Përgjithshme e AKT-së.

2008 Raporti Vjetor
03/03/2009

Ky raport ka për qëllim të analizojë veprimtarinë turistike në Shqipëri për vitin 2008.

Fjala e Ministrit të MTKRS, Z.Ylli Pango, Në Athinë më 7 Janar 2009
07/01/2009

Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem sot mes jush për të qenë pjesë e ceromonisë zyrtare për kthimin e dy shtatoreve të vjedhura nga Muzeu i Butrintit. Kënaqësia dhe emocioni bëhen akoma më i madh, teksa kjo ceremoni zhvillohet këtu në Akropol.

Bumi turistik në 2008, sjell në Shqipëri 2.5 milionë turistë.
31/12/2008

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, deklaron se këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar më shumë se 2.5 milionë turistë. Vizitorë të huaj janë 1242554 nga të cilët: 82659 (6.5%) janë vizitorë ditorë (ekskursionistë), ndërsa 1159895 (9%) janë vizitorë me netëqëndrime (turistë). Vizitorë me nënshtetësi shqiptare 1157580 persona, të cilët janë rezidentë në vende të ndryshme të botës. Vetëm për periudhën Janar-Nëntor 2008, duke e krahasuar me 2007-ën, ka 21% rritje të numrit të vizitorëve të huaj dhe duke e krahasuar me 2005 rritja është 76%.

Raport mbi zhvillimin e W.T.M Londër 2008
25/11/2008

Agjencia Kombëtare e Turizmit përfaqëson Shqipërinë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, W.T.M Londër 2008. Duhet theksuar që për prezantimin e Shqipërisë në panair është bërë një punë parapërgatitore intensive nga i gjithë stafi i AKT-së, e cila u finalizua me një prezantim  serioz në këte panair

Fjalimi i Drejtores së Përgjithshme Znj Nada Kallçiu në W.T.M
11/11/2008

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,

Ju falenderoj që jemi bashkë, për të shkëmbyer informacion mbi Shqipërinë dhe në veçanti për zhvillimin dhe mundësitë e investimit në Industrinë e Turizmit në Shqipëri

Konferencë për shtyp sot në Panairin e Londrës
11/11/2008

Sot, me dt.11/11/08, ne panairin e Londres ku Shqiperia merr pjese me 120m2 dhe 11 subjekte privare, u zhvillua konferenca per shtyp.Fjala u mbajt nga ambasadori i Shqiperise Z.Zef Mazi dhe drejtori i pergjithshem Znj.Nada Kallciu.

The speech of general director at the W.T.M Mrs. Nada Kallçiu
11/11/2008

I would like to thank you, for honouring us with your presence, to exchange information about Albania and in particular the development and investment possibilities in the Tourism industry .

Sot nisi Panairi i Londrës World Travel Market
10/11/2008

Sot më datë 10.11.2008 Shqipëria mori pjesë në Panairin World Travel Market - Londër, evenimenti më i madh në fushën e turizmit, me pjesëmarrje nga të gjitha shtetet e botës. Panairi mbahet në datat 10-13 Nëntor 2008.

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit W.T.M Londër 10-13 Nëntor 2008
31/10/2008

Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit W.T.M Londër 10-13 Nëntor 2008. Shqipëria ka krijuar një traditë përfaqësimi në këtë panair të rëndësishëm ndërkombëtar të turizmit me pjesëmarrje të  përvitshme në programin e punës së AKT-së.

Ditën Botërore të Turizmit
27/09/2008

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nën kujdesin e veçantë të Z. Ylli Pango, organizon këto aktivitete për Ditën Botërore të Turizmit.
Ditën e shtunë, 27 shtator 2008, ora 11, në ambientet e MTKRS, "Rruga e Kavajës", Nr 4, Tiranë.

Poeteka IV
22/09/2008

22 - 28 shtator 2008
Durrës - Tiranë - Berat


Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al