
Kushdo që ka vizituar Shqipërinë, krahas kënaqësisë që ka shprehur për bukuritë dhe klimën e natyrës shqiptare, ka shfaqur njëkohësisht edhe dëshirën për të marrë me vete diҫka tradicionale nga vendi i shqiponjave.
Madje shumica e turistëve kanë mbetur tepër të kënaqur nga ofertat shqiptare.
Në Shqipëri, tregjet më të njohura me produkte vendase, artizanale, tradicionale mund ti gjeni në kryeqytet, Tiranësi dhe në qytetet ku gjenden kala si: Gjirokastra, Berati, Shkodra, Kruja.
Mjeshtëria e burrave artizanë si dhe krijimtaria e grave shqiptare ka prezantuar vendin në mbarë botën.Punimet me filigram, argjend i hollë, qëndismat, thurjet e qilimave me lesh, motivet popullore dhe punimi i drurit mund të gjenden në forma dhe ngjyra të ndryshme por me bazë kulturën dhe traditën shqiptare.
Qilimet dhe qëndismat me motive të secilës zonë, jug apo veri mund të jenë një dhuratë e bukur për personat e dashur që ju presin teksa ktheheni nga vizita në Shqipëri.
Punimet prej bakri apo prej metaleve te tjera, mund të jenë suvenir shumë interesant për tu mbajtur si kujtim nga vizita në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, xhubletat, fustanellat tradicionale me të cilat visheshin nuset shqiptare në ditën e tyre të martesës mund ti merrni hua për pak kohë dhe të bëni një foto.
Për sa i takon ushqimeve, tava e kosit, tava e dheut, turshitë, djathi, speca të mbushur, shëndetlija apo pjata të tjera tradicionale do tiu sillnin kënaqësi ti provonit, përgjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri. Gjithashtu, një shishe konjak që mban emrin e heroit tonë kombëtar Skënderbe e mbështjellë me drurin e ahut, mund të jetë një tjetër dhuratë për tu marrë me vete.