Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Highlights
Spotet Televizive
Spotet Televizive
Kalendari
Parashikimi i Motit



Rregullat Kufitare

Informacion për shtetasit e huaj që duan të vizitojnë Shqipërinë
Në territorin e Republikës së Shqipërisë mund të hysh nëpërmjet 26 Pikash të Kalimit Kufitar disa prej të cilave janë më poshtë:

  • AJRORE      1
  • DETARE      4
  • TOKESORE 13

 Në rrugë ajrore

Të gjitha fluturimet ajrore kalojnë nëpërmjet Rinasit, rinas@mrp.gov.al, tel/fax: 0355 4 2365913

Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili ndodhet 17 km në veriperëndim të Tiranës. Lidhja e qytetit të Tiranës me aeroportin bëhet nëpërmjet shërbimit urban. Nisjet për në aeroport bëhen nga Sheshi "Skënderbej " çdo një orë për në drejtim të aeroportit, dhe kushton përafërsisht 2 euro. Gjithashtu, funksionon shërbimi taksi, i cili kushton 20 euro. Në aeroportin "Nënë Tereza"  ka dyqane të ndryshme dhe shërbimi është 24 orë.
Tel. 355 42 379 053/4/ info@tirana-airport.com.
Shërbimi i zyrës së deklarimit të humbjeve: Tel. 355 69 20 666 26    .
Faqe e internetit: http://www..tirana-airoport.com.al

Në rrugë detare

Në Shqipëri mund të hysh edhe nëpërmjet porteve të saj kryesore. Disa kompani të huaja kryejnë shërbime të rregullta në portet si më poshtë:

Porti i Durrësit.  Lidhet me portet italiane të Barit, Brindisit, Anconës, Triestes si dhe Koperin në  Slloveni. Tel. 00 355 52 22028  Kryhen shërbime  24 orë.
portidurres@mrp.gov.al

Porti i Sarandës 
Kryhen lëvizje ditore me ishullin e Korfuzit.

Tel. 00 355 732 2734 / 0732 2734.
Shërbimet kryhen deri në orën 22.00.
portsarande@mrp.gov.al

Porti i Vlorës      
Lidhet me Brindizin dhe Otranton, Tel. 00 355 33 235 61/ 29 417,
Fax: 00 355 33 29417.
Shërbimet kryhen deri në orën 22.00.
portivlore@mrp.gov.al

Në Pikat e Kalimit Kufitar

Njëra nga Pikat e Kalimit Kufitar nga e cila mund të hysh në pjesën veriore të Shqipërisë është ajo e Morinës e cila bën të mundur lidhjen Kukës-Shqipëri me Prishtinën-Kosovë. Me shtetin më të ri të Europës kemi 123 km vijë kufitare.

Pika Kalimit Kufitar Morinë, morine@mrp.gov.al

Gjithashtu në territorin e Republikës së Shqipërisë mund të hysh edhe nga Greqia me të cilën ndajmë 349 km vijë kufitare. Hyrja në Shqipëri bëhet nëpërmjet këtyre Pikave të Kalimit Kufitar si më poshtë:

  • Nëpërmjet Kapshticës dhe më pas në Korçë, shërbimi në këtë Pikë Kufitare operon 24 orë. pkkkapshtic@mrp.gov.al
  • Nëpërmjet Kakavijës, mund të hysh në Gjirokastër, shërbimi operon 24 orë. kakavije@mrp.gov.al
  • Nëpërmjet Qafë Boti - Konispol që lidhet me Filat, këtu shërbimet doganore kryhen deri në orën 22.00, qafebot@mrp.gov.al, tel/fax: 0355 26 29 00 70
  • Nëpërmjet Tre Urat që lidhet Përmeti me Konicën. Këtu shërbimet doganore kryhen deri në orën 22.00. treurat@mrp.gov.al

Me shtetin fqinj të Mali i Zi kemi 220 km vijë kufitare dhe mund të hysh në territorin e Shqipërisë nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar si më poshtë:

  • Nëpërmjet Hanit të Hotit dhe Murriqan-Sukobina mund të hysh në qytetin e Shkodrës dhe Liqenit të Shkodrës. Shërbimet doganore kryhen deri në orën 22.00. hanihotit@mrp.gov.al, muriqan@mrp.gov.al , tel/fax: 0355 26 29 00 70
  • Tani mund të hysh nga Vermoshi, nga mund të lidhesh me rajonin e Kelmendit në Shqipëri dhe Plava Gucianë - Malin e Zi. Shërbimet kryhen deri në orën 22.00.

Shqipëria ka dhe disa Pika të Kalimit Kufitar që bëjnë të mundur lidhjen me një tjetër vend të rajonit si Maqedonia dhe me të cilin ndajmë 186 km vijë kufitare.

  • Nëpërmjet Qafë Thanës lidhesh me Pogradecin, Librazhdin dhe Elbasanin. Dogana shërben deri në orën 22.00.qafethane@mrp.gov.al ,tel/fax: 0355 8 326 166
  • Nga Tushemishti, në Juglindje të Liqenit të Ohrit, në drejtim të Pogradecit. Shërbimet doganore kryhen deri në orën 22.00, tushemisht@mrp.gov.al
  • Nga Blladë, në drejtim të Peshkopisë ose Bulqizës e Burrelit. Shërbimet doganore kryhen deri në orën 22.00. pkkbllade@mrp.gov.al
  • Nga Gorica rruga të drejton drejt veriut të liqenit të Prespës. Shërbimet doganore kryejnë veprime deri në orën 19.00. goric@mrp.gov.al

Nëpërmjet shërbimit të autobuzave qarkullohet gjithashtu edhe nëpërmjet qyteteve:

Tiranë - Tetovë- Maqedoni nëpërmjet Qafë Thanës.
Tiranë - Prishtinë e qytete të tjera në Kosovë nëpërmjet Morinës.
Korçë - Selanik- Greqi, nëpërmjet Kapshticës.
Tiranë - Athinë, nëpërmjet Kakavijsë.
Tiranë - Sofie - Bullgari, dhe Stamboll nga Qafë Thana.

Për një informacion më të detajuar mund të lidheni me Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit pranë Policisë së Shtetit: policiakufitare.migracioni@mrp.gov.al,         
tel/fax: 00355 4 22 79256 ose mund të klikoni, http://www.moi.gov.al/
faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme.

 


Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al