
Monedha vendase e Shqipërisë është leku. Kartëmonedhat gjenden në prerje të mëdha dhe të vogla, sikundër edhe monedhat e hekurit. Pas viteve 1990, në Shqipëri ekspertët e ekonomisë hodhën disa prerje të reja kartëmonedhash. Kjo ishte një mënyrë për të vlerësuar lekun. Pavarësisht kësaj, edhe në ditët e sotme leku komentohet në vlera të ndryshme. Dhe në rast se blini, mos u çudisni kur të dëgjoni: "lekë të reja", "lekë të vjetra". 100 lekë të reja janë të barabarta me 1 mijë lekë të vjetra. Në dokumente zyrtare, në sferën e ekonomisë, si dhe në media është e detyruar të flitet me lekë të reja. Ndërkohë që në pazare, dyqane apo edhe në tregjet informale flitet dhe kryhen këmbime mallrash, duke folur si me lekë të vjetra ashtu edhe me të reja. Bëni kujdes nëse nuk doni të ngatërroheni me vlerësimet e lekut në kohët e vjetra dhe në ato që jetojmë. Vendasit mund ta menaxhojnë shumë mirë këtë informacion por nëse jeni turistë, kontrolloni shifrat që shikoni në kartmonedhë dhe kërkoni të blini me lekë të reja në mënyrë që të mos ngatërroheni me vlerat reale që kushton produkti, për të cilën jeni të interesuar. Por jo vetëm me lek. Në Shqipëri mund të blini edhe me Euro apo Dollar. Nuk përjashtohen rastet kur tregtarë të ndryshëm mund të pranojnë edhe valuta të tjera. Kjo ndodh sidomos në rastet kur jeni të interesuar për të blerë produkte dhe prodhime vendase. Këmbimi i valutës mund të kryhet në banka ose në agjenci këmbimi ku shkruhet "Ecxhange". Në disa hotele, restorante dhe dyqane mund t'i kryeni pagesat edhe me anë të kartave të kreditit si: Visa, Master Card, etj.