test

Udhëtim përrallor në natyrën rrëzëllitëse të Alpeve të Shqipërisë

A Fairy Tale Journey in the Dazzling Nature of the Albanian Alps

Alpet e Shqipërisë janë rajoni kryesor në veri të vendit për turizmin malor, ku majat e thepisura të maleve, kullotat alpine, pyjet e dendura, liqenet e lumenjtë vërshues mbretërojnë në paqe të vërtetë me natyrën. Si pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve, ky park bashkon ekosistemet natyrore të Luginës së Valbonës, Parkun Kombëtar të Thethit, Lumin e Gashit, Bjeshkët e Namuna të Kelmendit,  që në një spektakël madhështor të natyrës lidhin përmes qafa malesh një numër të vogël fermash dhe shtëpish ndër lugina me pjesën tjetër të vendit gjatë muajve të verës.

Alpet Shqiptare, përbëjnë krahinën më malore dhe më interesante të vendit tonë, e kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët nga e gjithë bota. 

Shqipëria është një nga të paktat vende me Alpe të Evropës. Këtu ndodhen shumica e majave të Shqipërisë ku më e larta është Jezerca (2,694m), e dyta pas majës së Korabit (2,751m), në verilindje të vendit.

Si në një udhëtim përrallor shtojzavallesh në Alpet e Shqipërisë do të takoni Luginën e Lumit Valbonë , e cila përshkon pjesën lindore të Alpeve, një nga zonat më të bukura natyrore në Shqipëri. Ky park gjendet rreth 22 km larg qytetit të Bajram Currit. Përgjatë rrjedhës së lumit të Valbonës krijohen kanione magjepsës dhe disa fshatra piktoreskë.

Fshati i parë, me shtëpi të stilit alpin është Dragobia. Rrëzë malit ku përroi i Cerremit derdhet në lumin Valbonë, ndodhet shpella e njohur Shpella e Dragobisë, ku u rrethua dhe u vra heroi kombëtar, Bajram Curri, prej të cilit mori emrin qyteti verior.

Lugina e lumit Valbona ndodhet 25 km larg qytetit Bajram Curri. Aty ka plot shtëpi tradicionale me pamje piktoreske, në sintoni të plotë me mrekullitë natyrore të luginës. Në Valbonë gjendet një hotel tradicional dhe komod, ndërkohë keni edhe mundësinë të qëndroni në një shtëpi fshati, ku bujaria dhe mikpritja e banorëve është mbresëlënëse. Kjo zonë njihet gjithashtu edhe për gatimet karakteristike rajonale, me specialitete si mazja, flija (një gatim me shumë shtresa, petulla e gatuar mbi thëngjij të hapur dhe e zier në avull, që shërbehet shpesh me mjaltë vendas) dhe pitja. Pasi kalon Selimajn, rruga dredhon përmes luginës me pamjet mahnitëse dhe penelatat shumëngjyrëshe të jetës pranverore, të stinës së dimrit, kur bora mbulon majat e thepisura aty pranë, apo edhe të vjeshtës së praruar.

Fshati i fundit para se të mbërrini në burimin e lumit Valbona është Rrogami.

Rrogami është një fshat i largët dhe i rrethuar nga peizazhe magjepsëse të natyrës së virgjër. Mbarë lugina rrëzëllit nga ngjyrat e bukura dhe bukuritë e rralla. Nga njëra anë, dallon ujërat e kristalta të Valbonës, ndërsa nga tjetra shihet faqja e mprehtë dhe e gjelbëruar e malit. Deri në maj mund të shijoni kontrastin midis borës së bardhë e të pastër dhe majave të pemëve në sfondin blu të qiellit. Flora e parkut kombëtar përfshin një sërë bimësh dhe pemësh, ndër këto më e përhapura është pema e Hormoqit. Pjesa tjetër përbëhet nga drurë  ahu, arre, gështenja dhe mollët e egra, shumë lloje manaferrash, boronicat e luleshtrydhet.

Në park ka edhe kafshë të ndryshme, si arinj, ujqër, mace të egra, madje ka edhe tufa me dhi të egra, që ngjiten mbi shkëmbinj. Në lumë rritet edhe trofta e egër, një peshk i rrallë me shije të veçantë që gjendet në ujërat e kristalta të Valbonës. Lugina, parku dhe mbarë zona përreth janë të njohura për reshjet e dendura të dëborës, që arrijnë deri në 100 cm, të cilat nisin në fillim të nëntorit dhe zgjasin pothuajse deri në maj.

Në Parkun Kombëtar të Rrogamit zhvillohen shumë aktivitete në natyrë, si ski, alpinizëm ngjitje në mal, peshkim, ekskursione, ecje nëpër luginë dhe përgjatë përrenjve, si edhe lundrim me kanoe në disa pjesë të caktuara të lumit.

Një tjetër pikë interesante në Alpet Perëndimore është Vermoshi, që gjendet në skajin më verior të Alpeve, 95 km larg nga Shkodra, në Krahinën e Kelmendit. Gjëja e parë që ju bie në sy gjatë rrugëtimit është Qafa e Rrapshit, ku mund të shihni ujërat e kristalta të lumit Cemi, që krijojnë një kontrast të mrekullueshëm me peizazhin përreth.

Gjatë verës, pragjet e lumit janë vende të përkryera për banja dielli dhe shumë vizitorë ndalojnë të marrin rreze dielli ose të argëtohen. Vermoshi ndodhet në një pllajë alpine 1100 m mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga shpate malore të larta. Aty mund të argëtoheni duke bërë ecje, ngjitje malore, ski, po edhe të peshkoni troftë.

Një udhëtim alpin në Shqipëri nuk do të ishte i plotë pa një ndalesë në Alpet e Shqipërisë Perëndimore. Aty do të shijoni mundësinë unike për të ecur, për t’u çlodhur, për të fjetur dhe për të ngrënë edhe midis gojëdhënave, Ky udhëtim ju jep mundësinë e rrallë për të shijuar zemrën e Alpeve Shqiptare, Gropën e Thethit. Rrugëtimi nis nga kryeqyteti kulturor i Shkodrës e mandej endet 41 km larg fshatit Razëm.

E vendosur mbi një kodër me manaferra rrëzë të Veleçikut, Razma qëndron mes pyjeve të harlisur me pisha dhe mështekna. Livadhet dhe kullotat e mahnitshme alpine janë të shumta, çka magjeps me bukuritë e Ballkanit çdo vizitor symprehtë. Edhe në mesin e dimrit, kur bora shkon në nivelin më të lartë, turistët e aventurës e vizitojnë Razmën. Tashmë, ekzistojnë disa hotele ku vizitorët mund të pushojnë. Aktivitetet e zakonshme gjatë ekskursioneve janë ngjitja malore, skitë, dhe, kur e lejon moti, edhe kampingu. Rruga kthehet nga Razma drejt fshatit Dedaj, dhe më tej në Bogë, një fshat i rrethuar nga Alpet, i cili u përshkrua nga Edith Durham në librin e saj, “Brenga e Ballkanit”.

Pikërisht këtu, familjet e pasura shkodrane ndërtuan shtëpitë dhe vilat e tyre për të pushuar, dhe për t’u larguar nga qyteti para Luftës së Dytë Botërore. Boga është vendi i përsosur për ngjitje malore, ski dhe zbulim shpellash. Ndër shpellat më të vizituara janë Shpella e Mullirit, e Akullores dhe e Njerëzve të Lagun. Shpella e Pucit është një nga më të bukurat, e vendosur 1087 m mbi nivelin e detit, me thellësi prej 5 km. Kjo shpellë është e pasur me stalaktite, stalagmite.

Pas Bogës, një nga pikat më të njohura turistike të mbarë zonës, është fshatit turistik Thethi..

Thethi ndodhet 70 km larg nga Shkodra. Duhet të kaloni në Qafën e Tërthores me lartësi 2000 m, para se të zbrisni në Gropën e Thethit, duke kaluar përroin me të njëjtin emër. Gjatë udhëtimit mbani gjithmonë me vete aparatin fotografik, pasi përpara ju shpalosen rrugë dhe panorama të bukura malore, me ujëra që rrjedhin poshtë kodrave të thepisura dhe me pemë mbi shpate shkëmbore që rreken të kapin rrezet e diellit. Zona është e pasur me ujëvara si Ujëvara dhe kanioni i Grunasit, 30 m e lartë, Ujëvara e Thethit, burimet e mahnitshme me ujë të ftohtë të Okolit, shpellat dhe mali i Harapit, Birat e Rrathëve.

Në park, njerëzit dëfrehen me ecje, ngjitje malore, me ski (sidomos në shpatin lindor), me peshkim, madje edhe me biçikletë malore si dhe me eksplorimin e shpellave. Pothuajse 90% e sipërfaqes së parkut është e mbuluar nga pemë ahu, që sigurojnë hije për shumë lloje të ndryshme lulesh si Wulfenia baldacci, e zbuluar nga botanisti italian Baldacci. Në mënyrë magjepsëse, kjo lule gjendet vetëm në Theth. Fauna është po aq e pasur sa flora, ku dallojnë shqiponja e artë dhe rrëqebulli i famshëm. Në ujërat e përroit të Thethit, troftat e egra janë si në shtëpinë e tyre.

Ndërsa jeni në Theth mund të qëndroni në bujtinat lokale të projektuara sipas arkitekturës tradicionale alpine. Pjata karakteristike e zonës është fërliku, por mund të provoni edhe larminë e madhe të troftës vendase. Shumë udhëtarë shijojnë edhe një ekskursion të shkurtër në Luginën e Shalës, që i afron ata me zemrën e Alpeve Shqiptare.

The Albanian Alps, the main region in the north of the country for mountain tourism, are where sharp mountain peaks, alpine pastures, dense forests, lakes, and rushing rivers reign in true peace with nature. As part of the Albanian Alps National Park, this park encompasses the natural ecosystems of the Valbona Valley, Theth National Park, Gashi River, Kelmend’s Namuna Mountains, creating a majestic spectacle of nature that connects a small number of farms and houses through mountain passes in the valleys with the rest of the country during the summer months.

The Albanian Alps are the most mountainous and interesting region of our country, recently becoming one of the most attractive destinations for tourists worldwide.

Albania is one of the few European countries with Alps. Most of the country’s highest peaks are located here, with Jezerca (2,694m) being the second-highest peak after Korab (2,751m) in the northeast of the country.

Like a fairy tale journey on horseback through the Albanian Alps, you’ll encounter the Valbona River Valley, one of the most beautiful natural areas in Albania. This park is located about 22 km from the city of Bajram Curri. The Valbona River creates enchanting canyons and picturesque villages along its course.

The first village with alpine-style houses is Dragobia. At the foot of the mountain, where the Cerem stream flows into the Valbona River, you’ll find the famous Dragobia Cave, where the national hero Bajram Curri was surrounded and killed, after whom the northern city was named.

The Valbona River Valley is located 25 km from Bajram Curri. It is home to traditional houses with picturesque views, in harmony with the natural wonders of the valley. Valbona has a traditional and comfortable hotel, but you can also stay in a village house, where the hospitality of the locals is impressive. This area is also known for its regional cuisine specialties, such as mazja, flija (a multi-layered dish, pancakes cooked on an open hearth and steamed, often served with local honey), and pitja. As you pass Selimaj, the road winds through the valley with stunning views and colorful panoramas of spring life, the winter season when snow covers the sharp peaks nearby, or even the early autumn.

The last village before reaching the source of the Valbona River is Rrogam.

Rrogam is a remote village surrounded by mesmerizing natural landscapes. The entire valley sparkles with beautiful colors and rare beauties. On one side, you see the crystal-clear waters of Valbona, while on the other, you witness the sharp, green face of the mountain. Up to the top, you can enjoy the contrast between the pure white snow and the tree peaks against the blue sky background. The flora of the national park includes a variety of plants and trees, among which the Hormoq tree is the most widespread. The rest consists of beech, walnut, chestnut, and wild apple trees, along with many types of berries, blueberries, and wild strawberries.

The park is also home to various animals, such as bears, wolves, wildcats, and even herds of wild goats climbing on cliffs. The wild trout, a rare fish with a unique flavor, is found in the crystal-clear waters of Valbona. The valley, the park, and the surrounding area are known for heavy snowfalls, reaching up to 100 cm, starting in early November and lasting almost until May.

In the Rrogam National Park, many outdoor activities are available, such as skiing, mountaineering, climbing, fishing, excursions, hiking along valleys and streams, and canoeing in certain parts of the river.

Another point of interest in the Western Alps is Vermoshi, located at the northernmost tip of the Alps, 95 km from Shkodra, in the Kelmend region. The first thing that catches your eye during the journey is the Rrapsh Pass, where you can see the crystal-clear waters of the Cem River, creating a wonderful contrast with the surrounding landscape.

During the summer, the river banks are perfect for sunbathing, and many visitors stop to soak up the sun or have fun. Vermoshi is located on an alpine plateau 1100 m above sea level, surrounded by high mountain slopes. There, you can enjoy hiking, mountain climbing, skiing, and trout fishing.

An alpine trip in Albania would not be complete without a stop in the Western Albanian Alps. There, you will enjoy the unique opportunity to walk, relax, sleep, and eat among the wonders of nature. This trip gives you the rare chance to experience the heart of the Albanian Alps, Theth Valley. The journey starts from the cultural capital of Shkodra and then meanders 41 km away from the village of Razëm.

Located on a hill with blackberry bushes at the foot of Veleçik, Razma stands among lush pine and fir forests. The numerous alpine pastures and meadows are mesmerizing, captivating every visitor with the beauties of the Balkans. Even in the midst of winter, when the snow reaches its highest level, adventure tourists visit Razma. Now, there are several hotels where visitors can rest. Common activities during excursions include mountain climbing, skiing, and, weather permitting, camping. The road turns from Razma towards the village of Dedaj, and further to Boga, a village surrounded by the Alps, described by Edith Durham in her book, “High Albania.”

Here, wealthy Shkodran families built their homes and villas for rest and escape from the city before World War II. Boga is the perfect place for mountain climbing, skiing, and cave exploration. Among the most visited caves are the Miller’s Cave, Ice Cream Cave, and Cave of the Lagoon People. The Puci Cave is one of the most beautiful, located 1087 m above sea level, with a depth of 5 km. This cave is rich in stalactites, stalagmites.

After Boga, one of the most famous tourist spots in the entire area, is the village of Theth.

Theth is 70 km away from Shkodra. You must pass the Tërthore Pass at an altitude of 2000 m before descending into the Theth Valley, passing the stream of the same name. During the journey, always carry a camera, as beautiful mountain roads and panoramas unfold before you, with water flowing beneath steep hills

Shpërndaje
Shperndaje: