Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Rreth Nesh
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit
Video Galeri

M.T.K.R.S
AGJENCIA KOMBETARE E TURIZMIT



Promovimi i vlerave dhe i resurseve turistike dhe kulturore të vendit tonë, ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet bazë të programit qeverisës dhe veçanërisht mbetet një ndër objektivat parësorë të politikave që harton dhe zbaton Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në dobi të përmirësimit të imazhit të një Shqipërie evropiane, e cila përcjell identitet dhe universalizëm bashkëkohor në hapësirat ndërkombëtare.

Në vijim të kësaj politike në datën 7 prill 2008 do të fillojë transmetimi i spotit në kanalin televiziv prestigjoz CNN. Kohëzgjatja e tij pritet të jetë 3 javë, gjatë periudhës kohore prill-maj 2008. Spoti do të evidentojë atraksionet tona kulturore dhe natyrore, të cilat na diferencojnë nga vendet fqinje. Spoti i turizmit shqiptar në CNN pason një varg artikujsh, e kronikash në mediat e shtypit dhe stacione televizive të njohura perëndimore, mbi zhvillimin e turizmit shqiptar. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Enti Kombëtar i Turizmit, ka shpallur si një nga prioritetet e punës, promocionin në mediat ndërkombëtare të potencialeve turistike natyrore dhe të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. 

Në vend të një spoti të vetëm, fushata ‘Albania - A new Mediterranean Love' / ‘Shqipëria - një dashuri e re mesdhetare' i paraqitet publikut nëpërmjet tre spoteve të cilat do të transmetohen në rotacion. Imazhet e përdorura janë përzgjedhur nga filmime thuajse në mbarë vendin.

Të treja spotet së bashku japin një peisash të plotë dhe harmonik të asaj që turistët e huaj zbulojnë në Shqipëri - një destinacion të ri mesdhetar me trashëgimi  kulturore tepër të pasur dhe natyrë të larmishme dhe  magjepsëse; duke e bërë këtë në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme, ashtu siç duhet të jetë një eksperiencë e vërtetë udhëtimi.

Ritmi i imazheve është i gjallë dhe plot energji, duke u përforcuar edhe nga muzika me tone dhe jehona  mesdhetare e kompozuar nga kompozitori i njohur Gent Lako.

Kërko për...
Shqipëria nënujore
Shqipëria në 360°
Lajme
Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT