Bashkëpuntorët zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Agjencia Kombëtare e Turizmit gjatë viteve të funksionimit të saj, ka shtrirë gjerë bashkëpunimin me një numër të madh partnerësh strategjik, të cilët kanë ofruar ekspertizën dhe ndihmën e tyre në fusha të ndryshme ku AKT-ja ushtron aktivitetin e saj. Ndihma e tyre konsiston në mbështetje teknike, financiare si dhe në trajnime të ndryshme në fushën e turizmit. Këta partner luajnë një rol kryesor në specializimin, zhvillimin dhe promocionin e turizmit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. AKT-ja mbështet bindshëm iniciativën e tyre në fushën e turizmit dhe është e hapur për bashkëpunim të ndërsjelltë.