
Strategjia e Turizmit
Kjo strategji e sektorit te turizmit u realizua me mbeshtetjen teknike dhe financiare te Republikes Federale te Gjermanise, e perfaqesuar nga Ministria e Bashkepunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Ajo hartua ne bashkepunim ndermjet Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe Organizmave konsulente Agjensia Gjermane e Bashkepunimit Teknik (GTZ) dhe ghh consult ltd. (Wiesbadsen, Gjermani).
Shqiperia mund te zhvilloje imazhin e saj si nje destinacion i ri turistik. Shembuj te zhvillimit per kete qellim te logove me sllogane mund te jene:
"Shqiperia - sekreti i fundit i Europes!"
"Shqiperia - E juaja per tu zbuluar!"
Analiza e potencialeve tregoi qe Shqiperia mund te perdore burimet e saj ne interes te turizmit shume me teper se sa aktualisht.
Strategjia e sektorit pershkruan konceptin strategjik te zhvillimit te turizmit duke dhene drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike qe Shqiperia te jete nje destinacion turistik i ardhshem ne tregun turistik nderkombetar ne sjelljen e turisteve te huaj. Terheqja e turisteve te huaj do te influencoje qe Shqiperia te shfrytezoje kapacitetet turistike per te garantuar nje perfitim maksimal nga futja e valutes se huaj dhe do te ndikoje ne funksionimin e sektorit te turizmit ne Shqiperi me te njejtat parime me te cilat funksionon industria e turizmit ne bote.
Referuar analizes se gjendjes, struktura e hoteleve ekzistuese ne Shqiperi (sidomos ne zonen bregdetare) kryesisht i korrespondon kapacitetit deri ne 20 dhoma. Nga kendveshtrimi i marketingut te turizmit eshte e pamundur qe ato te terheqin grupe te medha turistesh te organizuar ne paketa turistike nga operatoret perendimore. Kapacitetet e ketyre bizneseve kryesisht i pergjigjen kerkeses se nje klientele individuale ose te grupeve te vogla te turisteve. Kapacitetet e reja te akomodimit te rekomanduara per zhvillim jane kalkuluar per te plotesuar kerkesen e tregjeve te huaj (pa kerkesen e shqiptareve etnike) sipas parashikimit te neteqendrimeve si ne numrin e shteterve per strukture akomoduese ashtu dhe standartet nderkombetare te kerkuara nga keto tregje. Gjithashtu edhe zonat e sugjeruara per zhvillim te strukturave turistike i referohen kushteve qe plotesojne keto zona per keto tregje dhe segmente turistike.
Kerkesa e turisteve vendas dhe e shqiptareve etnike (me banim jashte Shqiperise) do te plotesohet nga kapacitetet ekzistuese dhe kapacitete te tjera te reja qe do te percaktohen me tej dhe zhvillohen per plotesimin e kesaj kerkese.
Per kete qellim drejtimet e parashtruara ne Strategji kerkojne te sigurojne qe Shqiperia do te rrise ne maksimum potencialin e sektoreve dhe do te zhvilloje turizmin ne nje menyre qe te jete i qendrueshem ne kohe nga ana: kulturore, sociale, mjedisore dhe ekonomike.
- Shkarko Strategjinë për Turizmin -PDF
- Shkariko Ligji për Turizmin -PDF