Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Rreth Nesh
Spotet Televizive
A Random Image
Kalendari
Parashikimi i Motit

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit fillimet e saj i ka në vitin 2005 me emërtesën Enti i Turizmit, e më  pas, në vitin 2007 merr emërtimin si AKT.

AKT-ja është në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ka si objektiv të saj kryesor zbatimin e politikave të qeverisë në fushën e turizmit, për krijimin e produktit turistik. AKT-ja nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete të tipit promocional brenda dhe jashtë vendit, prezantimit të materialeve promocionale (broshura, fletëpalosje, CD, etj), bën të mundur promovimin turistik të Shqipërisë.

Gjatë punës tonë jemi munduar të jemi të pranishëm në Panaire të ndryshme Ndërkombëtare të Turizmit. Të gjitha këto aktivitete realizohen nga një staf i kualifikuar prej 25 personash, i cili kuron deri në detaje këto aktivitete dhe përmirësohet dita-ditës për arritjen e objektivave.

Agjencia Kombëtare e Turizmit operon nëpërmjet katër drejtorive kryesore: Drejtorisë së Promocion-Marketingut, Drejtorisë së Marrdhënieve me Jashtë dhe Publikun, Drejtorisë së Asistencës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse. Për të pasur një prezantim sa më të mire, AKT-ja bashkëpunon ngushtësisht  me sektorin privat dhe organizatat joqeveritare, të cilat operojnë  në fushën e turizmit.

 

 

Kërko për...
Shqipëria nënujore
Shqipëria në 360°
Lajme

Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
Email@akt.gov.al