Shqipëria, Dashuri e re Mesdhetare
A Random Image
Highlights
Spotet Televizive
Spotet Televizive
Kalendari
Parashikimi i Motit
Mirë se vini në Shqipëri
Mirësevini në Shqipëri , në vendin ku secili mund të admirojë dhe shijojë natyrën e bukur dhe të virgjër. Shkëlqimi dhe ngrohtësia e diellit, ajri i pastër dhe klima e shëndetshme, mikpritja, një nga traditat me të lashta të Shqiptareve, pasuritë natyrore dhe kulturore do të fiksojnë tek ju kujtime të paharrueshme.
2009 Raport Janar-Qershor
Për periudhën janar-qershor 2009,numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri është rreth 951,495 persona.
Këtu përfshihen vizitorët e huaj dhe ata me nënshtetësi shqiptare.
  • Vizitorë të huaj janë 522,197, nga të cilët: 13,384 janë vizitorë ditorë (ekskursionistë) ndërsa 508,813 janë vizitorë më netëqëndrime (turistë).
  • Vizitorë me nënshtetësi shqiptare, të cilët janë rezidentë në vende të huaja janë rreth 429,298 persona.
  • Kultura dhe Historia
    Territoret e Shqipërisë së sotme kanë qenë të populluara para 100.000 vitesh. Në fillimet e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë, u vendos popullsia Indo - Evropiane. Si rezultat i kësaj përzierje u krijua një popullsi që ruajti karakteristikat e veçanta kulturore dhe gjuhësore në Gadishullin Ballkanik (pellazgët). Të bazuar në këtë popullësi të vjetër, midis mijëvjeçarit të II dhe shekullit të parë para erës sonë u krijua popullësia Ilire.
    Bregdeti
    Bregdeti shqiptar shquhet për pasuri dhe potenciale të mëdha të turizmit balnear. Në brendësi ka një natyrë malore e të thyer e cila dukshëm tërheq vëmendjen e gjithë vizitorëve. Natyra dhe ekologjia shqiptare krijon mundësi për zhvillimin e turizmit bregdetar, atij malor të gjelbër dhe të bardhë, turizmit aventuroz...
    Turizmi Malor
    Ndër pikat më të përmendura janë mali i Dajtit pranë Tiranës, Llogoraja në rrethin e Vlorës, Dardha e Bozdoveci në rrethin e Korçës, Valbona në Tropojë, Thethi në Malësinë e Madhe etj. Këto ofrojnë mundësi të shumta natyrore për të praktikuar aktivitete të shumta si ski, alpinizëm, trekking, bicikleta malore....

    Faqja Zyrtare e Turizmit Shqipetare
    Agjencia Kombetare e Turizmit - AKT
    Email@akt.gov.al